fbpx

Kumanovarët protestojnë dhe kërkojnë drejtësi për vrasësin e katërvjeçarit

-

Afër 1.ooo qytetarë, rreth orë 15, filluan protestën me anë të së cilës kërkonim drejtësi për katërvjeçarin Almir Aliu, i cili para një jave u shkel qëllimisht me automobil, nga dalja e spitalit në Kumanovë.

Protesta u mbajt në heshtje, ku protestuesit nuk  brohorisnin asnjë parullë, kurse transparenti i vetëm që qytetarët mbanin në duar ishte shkruar “Për drejtësi”.

Protestuesit kërkonin i pandehuri, shoferi i automobilit sipas Ligjit të marr dënimin e merituar.

Organizatorët e OJQ-së “Zani”, nga politikanët që ishin të pranishëm në protestë, të lëvizin në radhët e pasme dhe të mos japin asnjë deklaratë për mediat.

Marshi është paraparë të përfundoj para godinës së Gjykatës Themelore të Kumanovës.

Katërvjeçari Almir Aliu  vdiq të shtunën në Qendrën spitalore të Shkupit, si pasojë e goditjes së automobilit.

Sipas transmetimit të mediave, i pandehuri qëllimisht ka shkelur fëmijën, pas një zënke banale në ambulancën e Kumanovës.

I pandehuri aktualisht gjendet në paraburgim 30 ditësh, masën e caktuar nga gjykata.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.