fbpx

Kufiri në Gjevgjeli është mbyllur “hermetikisht” edhe për refugjatët edhe për trenat

-

Refugjatët në Idomeni të Greqisë sot protestuan në mënyrë paqësore duke kërkuar të hapen kufijtë. Në këtë qendrë pranimi janë prej 7000 deri 9000 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Hapësira tani duket si qytet i vogël, me qindra tenda ku refugjatët strehohen duke pritur të largohen nga Greqia.

Në kamp ngadalë po harxhohen edhe rezervat e ushqimit dhe ilaçeve, dhe për këtë vullnetarët apelojnë për ndihmë të shtuar.

Refugjatët për çdo ditë formojnë kolona të mëdha dhe me durim presin për një copë bukë, të cilët e ndajnë vullnetarët.

Sot refugjatët kishin nevojë edhe për rroba të thata pas shiut të mbrëmshëm që i lagu tendat.

Pika e kalimit pas incidenteve të djeshme është mbyllur “hermetikisht”. Nuk kalojnë as refugjatët ndërsa tërësisht është i ndërprerë edhe trafiku hekurudhor nga të dyja anët. Disa trena presin nga të dy anët që të lëshohen.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.