Komiteti drejtues për menaxhim me krizën e emigrantëve mbrëmë vonë ka pasur takim lidhur me rrethanave dhe masat e reja të miratuara nga vendet e rutës ballkanike, ku siç konfirmojnë për “Meta” nga Qendra për menaxhim me kriza dhe nga MPB nuk janë miratuar masa të reja, por se janë vërtetuar konkluzionet e mëhershme gjegjësisht sa emigrantë do të dalin nga Maqedonia në veri, aq do t’ju lejohet hyrja në kufirin jugor.
Nga MPB thonë se kalimi në pikën 59 në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk është i mbyllur për emigrantë, por se fluksi varet nga gjendja në vendet tjera të rutës ballkanike në veri, që ditët e kaluar i ashpërsuan kriteret për transit dhe pranim të refugjatëve.
“Kufiri jugor nuk është i mbyllur për emigrantë dhe ky është formulim i gabuar. Ajo ngel e hapur për hyrje të emigrantëve nga Greqia, por në atë masë në të cilën ata lëshohen në kufirin verior për hyrje në Serbi, në përputhje me vendimin e Komitetit drejtues” thonë nga MPB.
Por, edhe krahas situatës së këtillë, në kufirin jugor de fakto ndalohet fluksi i emigrantëve dhe tanimë për ditën e tretë nuk lëshohet asnjë person që pres në pasiguri në kampin e Idomenit nga ana greke e kufirit.
Edhe në buletinin e sotëm të MPB-së për numrin e vërtetimeve të dhëna për kërkesë azili, qëndron se gjatë ditës së djeshme nuk është dhënë asnjë dokument i tillë.