fbpx

Ku gjenden ndërmjetësit: Han në Jordan, pastaj në Liban, Kukan në Ugandë, Vanhoute dhe Houit në Bruksel

-

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han pritet të vizitoj Maqedoninë kah mesi i shkurtit, por nga kabineti i tij nuk theksojnë datën zyrtare.

Ai sot gjendet në kryeqendrën e Jordanit në Aman ku do të takohet me kryeministrin Abdullah Ensur, ku do të diskutojnë për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në menaxhimin e sfidave të përbashkët, me theks të veçantë për krizën e refugjatëve.

Sipas agjendës së Han, ai nesër do të qëndron në mision në Liban.

Takime me grupet e punës nuk priten deri të martën sepse ndërmjetësi në bisedime, Piter Vanhoute prej sot është për konsultime në Bruksel.

Euro- deputetë Kukan, Uajgl dhe Houit  që ndërmjetësua për zgjidhjen e krizës politike në vend, ditët në vijim në Bruksel do të shqyrtojnë situatën e vendit tonë. Në takim sipas gjasave mund të prezantoj edhe Han, por tani për tani nuk ka të dhëna zyrtare për këtë.

Për takimin e euro- deputetëve nuk ka datë zyrtare, por pritet i njëjti të ndodh para ardhjes së Han në Maqedoni.

Eduard Kukan dje ishte në Ugandë, ku pritet të mbahen zgjedhje më 18 shkurt.

Aktiviteti i fundit i Riçard Houit ishte në Parlamentin evropian, ku sipas profilit të tij në Twitter, dje ka bërë homazhe për Ditën e holokaustit. Ai sot u takua me Husam Zomlot, drejtori i Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Palestinës.

Aktiviteti i fundit i vërejtur i Ivo Uajgl ka qenë më 25 janar, kur në Kuvend ka biseduar për eksportin e kafshëve të gjalla jashtë BE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.