fbpx

KSHZ sot do të testoj sistemin ndërsa prej nesër do t’i pastroj listat zgjedhore

-

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Maqedonisë duhet që të filloj sot me procedurën e shumëpritur të pastrimit të listave zgjedhore, njofton Telegrafi.

Kjo procedurë pritet që të zgjatë deri tre ditë, e më pastaj, siç informon KSHZ-ja, do të filloj verifikimi në teren. Arsyeja e vonimit të kësaj procedure ka qenë unifikimi i të dhënave të marra nga 10 institucione të ndryshme të vendit.

“Prej nesër duhet të fillojmë me kryqëzimin e të dhënave dhe më pas do t’i shqyrtojmë emrat kontestues. Bëjmë çmos që të përfundojmë punën tonë sepse kemi datë të caktuar deri kur duhet të përgatitemi” thotë Jakupi.

Kombinimin e të dhënave do ta kryejnë tre kompani IT, prej të cilave dy nga Maqedonia dhe një nga SHBA-të.

Për momentin në listën zgjedhore janë regjistruar 1.804.000 votues, por shifra e saktë do të dihet pas pastrimit të listave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.