fbpx

KSHZ nga institucionet ka marrë bazë të papastruar të të dhënave

-

“KSHZ nga institucionet ka marrë të dhëna të papastruara nga baza të ndryshme. Nga disa instanca ka marrë më pak të dhëna ndërsa nga disa tjerë, më shumë se sa ka kërkuar. Megjithatë, është vendosur të punohet në gjithsej 11 baza me të dhënat e 11 institucioneve” deklaroi në seancën  e sotme të KSHZ-së Majkl Burg, eksperti i IT-së nga SHBA.

Eksperti Atanas Urumov propozoi në planin për kontrollime të kryqëzuara të shtohet edhe një pikë, sipas cilës të gjithë të dhënat që do të dalin nga kontrollimet e kombinuara për votues të mundshëm të dyshimtë, fillimisht të miratohen nga KSHZ, e më pas të bëhet shqyrtimi në terren.

Silvana Boneva, anëtare e KSHZ-së nga radhët e VMRO DPMNE-së tha se dyshon në validitetin dhe ka frikë që mos të anulohet ky proces e me këtë të anulohet edhe pastrimi i listës zgjedhore.

Bedredin Ibraimi anëtar i KSHZ-së nga PDSH tha se nuk ka fare votues fantom dhe se lista është e saktë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.