fbpx

KSHZ miratoi raportin për kontrollin e listës së zgjedhësve, dilemat ngelin

-

KSHZ mbrëmë miratoi raportin për kontrollet e kryqëzuara, administrative dhe në terren me gjashtë vota “për” dhe një “kundër”.

Dy anëtarët e LSDM-së nuk morën pjesë në seancë ndërsa “kundër” votoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. Ai fillimisht shprehi dyshimin për rëndësinë juridike të informacioneve nga MPB ku nuk është firmosur ministri, që për anëtarët tjerë nuk ishte kontestuese.

Nga 87.000 emra të dyshimtë që kanë qenë lëndë të kontrollit në terren, nevojiten kontrolle shtesë për rreth 40.000 raste sepse qytetarët nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e kontrollit dhe për ta është përgjigjur person i tretë.

Nga personat që janë gjetur në shtëpi, vetëm 34.000 kanë treguar letërnjoftim apo pasaportë të rregullt, që tregon se s’mund të sigurohen të dhëna të rregullta për rreth 12.000 emra që paraqiten në listën e zgjedhësve.

Për Çiçakovskin, ngelin të dyshimtë edhe votuesit pa vendbanim në vend. Nga 139.000 votues, 42.000 janë në Diasporë, por për të tjetër nuk ka të dhëna të sakta.

Sipas Silvana Bonevës dhe Sashko Srcev, janë pastruar të gjitha dilemat dhe lista e zgjedhësve mund të garantoj zgjedhje të besueshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.