KSHZ nga mesnata do të mbyll opsionin për paraqitje të parregullsive nëpër listat zgjedhore në faqen e internetit të këtij Komisioni. Nga dit e publikimit të listës zgjedhore në faqen e internetit, deri më sot mundësi për paraqitje të parregullsive në të dhënat e kanë shfrytëzuar 5000 qytetarë.

Qytetarët që nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për të paraqitur parregullsi nëpër listat zgjedhore, këtë do të mund ta bëjnë përmes sektorëve rajonal dhe zyrat e KSHZ-së.