fbpx

KSHZ hedh poshtë edhe një ankesë të LSDM-së, për të fundit do të vendos nesër

-

KSHZ sonte njëzëri hodhi poshtë ankesën e LSDM që kishte të bëje me procedurën për verifikimin e rezultateve nga votimi në vendvotimin 2016 ndërsa ankesa e fundit e LSDM-së sipas Komisionit do të shqyrtohet nesër, në seancën e caktuar për orën 11.

“Ju kumtojmë se KSHZ do të punojnë në përgatitjen  tanimë vendimeve të miratuara që të mundet të njëjtat menjëherë të dorëzohen ndërsa ankesën e fundit do ta shqyrtojmë nesër, në seancën e caktuar për orën 11” tha Çiçakovski.

Lidhur me ankesën e LSDM-së në vendvotimin 2016, KSHZ në seancën e sotme solli vendim që të kryhet shqyrtim i materiali të plotë zgjedhor nga vendvotimi, pas çka anëtarët e Komisionit hapën thesin me fletëvotimet dhe i numëruan votat. Numërimi tregoi se numri i votave plotësisht përputhet me atë që është shkruar në procesverbalin e vendvotimit.

Koalicioni në krye me LSDM-në deri në KSHZ dorëzoi gjithsej tetë ankesa për rrjedhën e procesit zgjedhor. Prej tyre, pesë u refuzuan nga KSHZ ndërsa dy u tërhoqën nga përfaqësuesi zyrtar i LSDM dhe Koalicionit në fillim të seancës së sotme. Nesër anëtarët e KSHZ-së duhet të prononcohen për ankesat e LSDM-së për vendvotimin 2011 në Tearcë, në NJZ 6.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.