fbpx

KSHZ fillon me kontrollin në terren për votuesit kontestues

-

KSHZ prej sot e deri më 3 prill do të kryej kontroll në terren për 89.383 votues nga lista e zgjedhësve, që janë treguar si kontestues pas kryqëzimit të të dhënave.

Siç njoftojnë nga KSHZ, së bashku me kontrollin ka filluar edhe fushata informative “Dyer të hapura”.

Nga Komisioni Zgjedhor njoftojnë se fshirja e të dhënave do të bëhet në tre baza gjegjësisht me kërkesë të qytetarëve, të partive politike dhe përmes detyrës zyrtare.

Pas kryqëzimit të të dhënave nëpër bazat e dhjetë institucioneve dhe MPB është vërtetuar se 1,5 milion qytetarë kanë të drejtë vote. Personat që janë në punë të përkohshme jashtë shtetit do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, por do të duhet të paraqiten në ambasadë apo përfaqësitë konsulare apo të vendosen në listë të posaçme këtu në Maqedoni.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.