Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot e ka anuluar fillimin e kontrollit të Listës Zgjedhore në terren, sepse e gjithë procedura në është përfunduar plotësisht. Deri më tani nuk kanë zbardhur detaje se për kur do të fillojë kontrolli në terren.

Sipas paralajmërimeve të KSHZ-së, deri më 3 prill do të duhet të mbarojë kontrolli në terren për 89.383 votues kontestues, të cilët pas kontrollit të kryqëzuar nga 10 institucionet shtetërore kanë rezultuar të dyshimta.

KSHZ më parë ka deklaruar se fshirja e të dhënave do të bëhet sipas tre bazave, gjegjësisht me kërkesë të qytetarëve, të partive politike dhe detyrës zyrtare, nëpërmjet procedurës administrative.

Pas kontrollit të kryqëzuar të bazave të të dhënave nga 10 institucione dhe MPB, është e përcaktuar se 1.5 milionë persona kanë të drejtë vote. Personat që janë përkohësisht jashtë vendit do të munden ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, por do të duhet që të lajmërohen ose në ambasadë ose në përfaqësitë konsulare, ose të vendosen në një listë të posaçme zgjedhore këtu në Maqedoni.

Në kuadër të kontrollit të Listës Zgjedhore, ka filluar edhe fushata informative “Dyer të hapura, ndërkaq KSHZ i ka publikuar edhe ID-kartelat identifikuese që do t’i mbajnë anketuesit kur të shkojnë derë më derë.