Kryesia qendrore e BDI-së sot do të merr vendim

-

Kryesia qendrore e BDI-së në përbërje më të gjerë është takuar në selinë e partisë në Reçicë të Vogël dhe po diskuton lidhur me propozimet konkrete për koalicion të mundshëm me VMRO DPMNE-në për themelimin e qeverisë.

Takimi ka filluar më ora 14 dhe para fillimit askush nuk u prononcua për rrjedhën e bisedimeve. Por, burime të larta të partisë thonë se “sot pa marrë parasysh çfarë ndodh, do të merr vendim”.

Mbrëmë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të BDI-së në selinë në Reçicë të Vogël, lideri Ali Ahmeti deklaroi se s’ka marrëveshje me kë do të bëjnë koalicion dhe se po analizohen të gjitha opsionet për të marr vendimin më të mirë në dobi të qytetarëve të Maqedonisë.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani paraprakisht deklaroi se është me rëndësi të merret vendim i duhur e jo i përkohshëm.

Në mesnatë skadon afati për mandatarin Nikola Gruevski që të formoj qeveri dhe deri atëherë duhet të merr përgjigje nga numri një i BDI-së, Ali Ahmeti nëse partia e tij do të bëj koalicion me VMRO DPMNE-në.