fbpx

Gjendja e krizës do të vazhdoj deri më 15 qershor vitin e ardhshëm

-

Gjendjen e krizës që Qeveria e shpalli për shkak të fluksit në rritje dhe tranzitimit të refugjatëve në territorin e R. së Maqedonisë, do të vazhdoj deri më 15 qershor të vitit të ardhshëm.

Këtë vendim e morri sot Kuvendi pasi Qeveria vlerësoi se numri i refugjatëve do të rritet vazhdimisht.

Ministri i brendshëm Mitko Çavkov vlerësoi se ky vendim është i patjetërsueshëm sepse analiza e deritanishme ka treguar se gjendja me transitin në rritje do të vazhdoj edhe periudhën e ardhshme.

“Gjendja e krizës do të ndihmoj edhe në të ardhmen të rritet siguria tek popullata përreth dhe të sigurohet trajtim i veçantë për azilkërkuesit. Kjo mundëson koordinim më të mirë mes institucioneve në vend si dhe me organizatat vendore dhe të huaja humanitare” tha Çavkov.

Nëpër Maqedoni prej fillim të vitit kanë kaluar rreth 300 mijë refugjatë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.