KPKE emëron Jovan Ilievskin për gjykatës në Strasburg

-

Kuvendi parlamentar i Këshillit Evropian (KPKE) sot me 106 vota “për” emëroi prokurorin në Prokurorinë maqedonase për krim të organizuar, Jovan Ilievskin për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Përveç Ilievskit, kandidatë për gjykatës ishin edhe gjykatësja nga Gjykata kushtetuese, profesoresha Natasha Gaber- Damjanovska, e cila fitoi 86 vota si dhe Zvonimir Jankullovski.

Paraprakisht, Komisioni për emërim të gjykatësve pranë KPKE, shqyrtoi kandidaturat dhe kishte biseda me kandidatët e Maqedonisë, pas çka deri tek anëtarët tjerë të KPKE-së, me vota të ngushtë shumicë, përparësi i dha Gaber- Damjanovskës.

Emërimi i gjykatësit nga Maqedonia në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut sot ishte një nga pikat për të cilën u debatua në sesionin vjeshtor të Kuvendit parlamentar të Këshillit Evropian (KPKE) në Strasburg.