Kozias: Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë të sillen në mënyrë demokratike


       
Athinë, 7 Mars, 2017 - 11:06 (META) 

Maqedonia dhe Shqipëria duhet të kuptojnë se është e rëndësishme të fillojnë të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe t’i zbatojnë parimet demokratike të BE-së, porositi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias pas Këshillit për politikë të jashtme të BE-së. Kozias në deklaratë për televizionin shtetëror grek ERT, vuri në dukje  se në Këshill është shprehur shqetësim për krizën politike në Maqedoni dhe Shqipëri.

Sipas tij, problemi kryesor është se Maqedonia dhe Shqipëria e shohin BE-në si sponsor financiar dhe mundësi që të marrin pjesë në qendër të fuqisë qeverisëse ndërsa harrojnë se Unioni është sistem vlerash dhe me demokraci, që kërkon anëtaret e saj të sillet në mënyrë përkatëse dhe të ndjekin kulturën e kompromisit.

“S’mundet në shtetet e veriut tek ne të mos funksionojnë proceset demokratike”, shtoi Kozias.

Shefi i diplomacisë greke vëren se disa anëtare presin Greqia, që gjithashtu është e shqetësuar për të dyja shtetet, të tentoj t’i lehtësoj problemet dhe tensioni që ekziston dhe të lëshojnë pe nga pozicionet e tyre.