fbpx

Kozias në qershor do ta vizitoj Maqedoninë

-

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias në qershor planifikoj të bëj turne nëpër Ballkanin Perëndimore ku mes tjerash do ta vizitoj edhe Maqedoninë.

Kozias paralajmëroi dëshirën dhe idenë t’i vizitoj Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën në intervistën për radion “Parapolitika”, duke theksuar se ky hap është për të treguar interes për politikën më aktive greke në Ballkan.

Kozias vlerëson se rajoni i Ballkanit Perëndimor paraqet burim serioz të jostabilitetit.

“Burimi i jostabilitet sjell nacionalizëm ndërsa nacionalizmi mund të shkaktoj probleme”- theksoi Kozias. Ai nënvizoi se Greqia bën të pamundurën që mos të jetë pjesë e problemeve që krijohen, punon në drejtim të mbrojtjes interesave të veta nacionale si dhe të ndihmoj si ndërmjetësues për rajonin t’i zgjidh çështjet e hapura greke dhe çështjet e hapura të shteteve tjera në lidhje me BE-në.

Shefi i diplomacisë greke njoftoi se planifikon të përforcoj bashkëpunimin me Rumaninë dhe Bullgarinë sepse këto tre shtete bashkë, si vende- anëtare të BE-së, do të duhej të kenë bashkëpunim dhe qëndrime më të fuqishëm për Ballkanin sepse mënyra aktuale se si veprojnë iu lejon forcave të treta të kenë monopol ndaj menaxhimit me Ballkanin Perëndimor. Shef i diplomacisë greke mendon për aleancë të re trepalëshe, që do të mund me një zë të përbashkët të flet për gjendjen me shtetet e Ballkanit Perëndimor në suazat e BE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.