fbpx

Kocijançiq: Regjistrimet konfirmojnë shqetësimet e OSBE-ODIHR

-

Zëdhënësja e Johanes Han, euro- komisarja për bisedime paraaderuese, Maja Kocijançiq, sot kumtoi qëndrimin më të ri të Han për zhvillimet në Maqedoni, pas aferës “Përgjimi”.

“Tanimë e shprehëm shqetësimin tonë të thellë për atë që po publikohet në vend rreth intervenimit në raste gjyqësore, lirinë e mediumeve dhe tani, për parregullsi zgjedhore. Presim nga institucionet e vendit të kryejnë punën e tyre dhe t’i mbrojnë vlerat esenciale- tani. OSBE/ODIHR në vëzhgimin e zgjedhjeve të mëhershme shprehu shqetësim për kufirin e paqartë mes shtetit dhe partisë, frikësimin e votuesve dhe mediumeve me prirje. Njoftimet e fundit nga bisedat e përgjuara duket se i konfirmojnë shqetësimet, të cilat do të ishin tepër shqetësuese. Presim nga trupat përgjegjës t’i hulumtojnë konfirmimet menjëherë, në mënyrë transparente, të pavarur, pa anuar dhe në mënyrë kredibile. Komisioni Evropian përsërit se funksionarët publik duhet të sillen me përgjegjësi dhe të ndërmarrin përgjegjësi për hapat e tyre”, thotë Kocijançiq.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.