fbpx

Kotevski për “Meta”: VMRO DPMNE është e gatshme për qeveri teknike para zgjedhjeve

-

OBRM-PDUKM është e gatshme dhe ka ndër mend ta respektojë Marrëveshjen e Përzhinos, e cila parasheh formimin e qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve të cilët duhet ta shtojnë rrugën për dalje nga kriza politike, ka deklaruar për „Мета“ drejtori i Qendrës për komunikime të partisë në pushtet, Ivo Kotevski.

I pyetur për paralajmërimet e fundit të LSDM për krijimin e një qeverie të re teknike, ai është deklaruar:

“Në përputhje me Marrëveshjen nga Përhzino, parashihet formimi i qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve dhe OBRM-PDUKM është e gatshme dhe ka ndër mend ta respektojë Marrëveshjen. Zgjedhjet janë ajka e Marrëveshjes dhe ata duhet ta shtrojnë rrugën për dalje nga kriza politike në të cilën e futi vendin LSDM – thotë Kotevski.

Sidoqoftë, ai shton se „Marrëveshja e Përzhinos në asnjë rast nuk parasheh dhe në asnjë rast nuk kishte për qëllim ta fus LSDM në qeveri pa legjitimitetin e qytetarëve “.

Ambasada holandeze në njoftimin e të premtes paralajmëroi se kush mund të merr pjesë në një qeveri të tillë eventuale teknike.

„Pjesëmarrja e personave të cilët janë nën hetime të PSP, në qeverinë e përkohshme, ose në çfarëdo funksioni tjetër politik nuk kontribuon për kthimin e besimit të qytetarëve“, ishte theksuar në këtë njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.