fbpx

Kotevski: Nuk ka vend për shqetësim, kryetari i VMRO DPMNE-së është këtu dhe është mirë

-

Saktë 12 ditë, kreu i VMRO DPMNE Nikolla Gruevski nuk është paraqitur në opinion, me deklaratë apo promovim të ndonjë projekti. Herën e fundit atë kamerat e kanë filmuar më 28 prill në promovimin e projektit “Nga qyteti në fshat për fillim të ri”.

“Kryetari është këtu dhe është mirë, nuk ka vend për shqetësim” deklaroi për “Meta” zëdhënësi i partisë Ivo Kotevski.

Kjo nuk është “zhdukja” e parë e Gruevskit nga opinioni:

Kreu i VMRO DPMNE Nikolla Gruevski gati katër ditë nuk është opinioni pasi herën e fundit është vërejtur të premten (19 shkurt 2016) në takim me biznesmenët në Lidhën e odave ekonomike.

Verën e kaluar, mediat e kërkonin ish kryeministrin, por disa ditë nuk kishte kurrfarë informacioni për të. Më vonë në Tuiter u paraqit informacion se ai është për pushime në Izrael.

Dje për “Meta” burime nga partia në pushtet deklaruan se komuniteti ndërkombëtar ka biseda të përditshme me liderët e partive për dalje nga kriza.

“Ndoshta nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, do të heqim dorë, dhe do të merr pjesë një i tretë, do të merr 10 mijë vota dhe ato do të dështojnë. Ose nëse të huajt këmbëngulin për ndonjë zgjidhje të volitshme, ndoshta do të dalim nga Qeveria, kështu që LSDM le të bëj qeveri pakicë me kë të dojë” thonë burimet jozyrtare nga partia në pushtet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.