Paralajmërimet e sotme të projekteve të  kryetarit të partisë qeveritare VMRO- DPMEN, Nikolla Gruevski, të cilat duhet t’i realizojë Qeveria

A thua Gruevski paralajmëroi projekte si ish kryeministër ose si kryetar i partisë?

Ai sot para Unionit të Forcave të Reja të VMRO- DPMNE-së paralajmëroi se  Qeveria të rinjve deri në moshën 27 vjeçare do të siguroj transport hekurudhor falas, secilën fundjavë të parë dhe të tretë të muajit.

– Kjo masë do të fillojë të zbatohet nga marsi i vitit 2016, kurse për zbatimin e saj Qeveria do të transferojë mjete në “Hekurudhat e Maqedonisë”- tha lideri i partisë.

Gruevski paralajmëroi edhe ndërtimin  e zonave të reja fituesit dhe qendra leximi.

Ai tha se premton vetëm atë për të cilën është i sigurt se do ta realizojë.

Në pyetjen se si kryerat i partisë premton se ç’do të bëjë Qeveria dhe çfarë projekte do të realizojë, Ivo Kotevski, drejtor i Qendrës për komunikime të VMRO- DPMNE-së, thotë se projektet e paralajmëruara janë pjesë e programit të tyre.

– Të njëjtit njerëz që janë në Qeveri janë pjesë e VMRO- DPMNE-së. Mesa e di unë shumicën akoma e ka VMRO- DPMNE. Këto janë projekte për të cilët është biseduar dhe diskutuar – thotë Kotevski.