Kongresi i VMRO- DPMNE-së është zhvendosur për shkak të qëllimeve strategjike të sigurisë?

-

Kongresi i VMRO- DPMNE-së i cili u paralajmërua në  9 maj, është zhvendosur për një javë më parë” për shkak të strategjisë dhe shkaqeve të sigurisë”, mëson “Meta”.

Nga VMRO- DPMNE-ja zyrtarisht mohojnë se zhvendosja e kongresit për 2 dh 3 maj lidhet me protestën e paralajmëruar nga opozita.

– Për datën mbajtjes së kongresit vendos Këshilli Qendror. Mbajtja e tij nuk ka asnjë lidhje me protestat e paralajmëruara të opozitës- deklaroi Aleksandar Biçikliski nga VMRO- DPMNE.

Pesëmbëdhjetë kongrese partiake të VMRO DPMNE do të mbahen më 2 dhe 3 maj në Kumanovë ndërsa në të do të marrin pjesë 560 delegat të zgjedhur në baza të ndryshme. Në këtë kongres pritet të emërohet kryetari i partisë ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturës është deri të premten deri në orën 15 në selinë e partisë së VMRO DPMNE-së në Shkup.

“Procedura për emërimin e kryetarit është e njohur në opinion sepse në këtë mënyrë e kemi emëruar disa herë me radhë. Të paktën 30 delegat në Kongres, në përputhje me rregulloren kanë të drejtë të propozojnë kandidat për kryetar. Votimi është i fshehtë dhe votojnë të gjithë delegatët prezent, pa përjashtim. Ai që do të fitojë më shumë vota do të jetë kryetar i partisë në katër vitet e ardhshëm”, tha anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE, Ilija Dimovski, në lajmet e televizionit Kanal 5.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...