fbpx

Kompanitë kërkojnë që institucionet të funksionojnë dhe të veprojnë lidhur me kërkesat

-

Ministritë dhe organet tjera administrative me kapacitet të plotë t’i përmbushin obligimet e veta, kërkojnë kompanitë maqedonase.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë informojnë se kriza afatgjate politike ka shkaktuar ngecje të caktuara në procedurat administrative të kompanive para organeve shtetërore.

– Bashkësia afariste bën të ditur në nevojën e veprimit të përgjegjshëm dhe të azhurnuar të të gjitha organeve kompetente, lidhur me dhënien e aprovimeve të caktuara, lejeve, pëlqimeve ose dokumenteve tjera të nevojshme që janë në funksion të zhvillimit të papenguar të biznesit. Qëndrim i përgjithshëm i bashkësisë afariste është se në organe të caktuara administrative ka kërkesa të pazakonshme për dokumente plotësuese (që i kanë te ata) dhe ka ngecje të paarsyeshme në procedurat – deklaroi drejtoresha e Drejtorisë së shoqatave sipas veprimtarive të Odës ekonomike, Biljana Peeva – Gjuriq.

Kjo gjendje është konstatuar gjatë zbatimin të anketës në mesin e kompanive në periudhë prej 19 deri 22 prill.

Për ndihmë në këtë drejtim, Oda Ekonomike formoi zyrë operative ku kompanitë do të mund t’i drejtohen për ndihmë në zbatimin e procedurave para organeve kompetente shtetërore për realizimin me kohë, efikas dhe të azhurnuar të interesave dhe të drejtave të tyre.

– Oda Ekonomike formoi ekip që do të punojë lidhur me kërkesën e parashtruar nga kompanitë, për ndihmë dhe për mbështetje në komunikimin dhe në zbatimin e procedurave administrative para Ministrive dhe organeve tjera administrative – informoi Peeva-Gjuriq.

Zyra filloi punën prej sot.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.