fbpx

Kompanitë taktizojnë dhe presin epilog politik

-

 

Të dhënat e fundit nga raporti i Bankës Popullore flasin për rënie të treguesve ekonomik në disa segmente të rëndësishme, siç janë investimet, prodhimtaria industriale, deficiti në tregtimin e jashtëm.

Sektori i biznesit është në pritje të epilogut nga kriza politike dhe nëse kjo vazhdon, do të vazhdoj të bie edhe më tej.

Të gjitha aktivitetet janë anuluar për disa kohëra më të mirë dhe taktizohet në lidhje me menaxhimin e kapitalit.

“Kriza politike ndikon ndaj menaxhimit etik të biznesit dhe përgjegjësisë së njerëzve të parë të kompanive. Ata taktizojnë dhe presin të ndodh diçka speciale, pa marr parasysh çfarë do të jetë epilogu, a do të ketë apo jo zgjedhje” deklaroi për “Meta”, Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve.

Sipas tij, ka ulje në pjesën e servisimit të obligimeve rrjedhëse gjegjësisht më dobët paguhen borxhet.

“Edhe pse nuk duhet të jetë biznesi i varur nga politika, po tregohet se është. Të gjithë janë të përmbajtur dhe në pritje. Është sekret biznesi nëse ka zbritje në lidhje me furnizimet publike shtetërore si dhe të aktiviteteve ndërtimore që në njëfarë mënyre lëvizin ekonominë. Gjendja në këtë segmente ndikon ndaj funksionimit të kompanive dhe kjo ndikon në përgjithësi ndaj konsumit. Kjo është e lidhur në zinxhir” shtoi Boshkov.

Ato kompani që kanë obligime ndaj bankave dhe punojnë sipas plan- programit financiar, nuk heqin dorë nga aktivitetet dhe sillen në bazë të marrëveshjeve, edhe pse edhe këtu ka një dozë të rezervës.

Boshkov shton se çdo kompani reagon ndryshëm varësisht nga perceptimi personal, por atë që e kanë mësuar nga kriza është se biznesi nuk duhet shumë të varet nga furnizimet publike dhe shteti.

Sipas biznesmenit Trifun Kostovski, investimet e huaja nuk mund të jenë ato mbi të cilat do të zhvillohet ekonomia. Sipas tyre, po të ishte ashtu, ekonomitë e zhvillimit të lartë do të mbështeten pikërisht mbi ta, në vend që të zhvillohen ekonomia vendore dhe sektori real.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.