fbpx

Komiteti udhëheqës vendosi që në Maqedoni të lëshojnë të futen aq refugjat sa largohen nga vendi

-

Të lëshohen të hyjnë në vendkalimin kufitar në Bogorodica aq refugjat sa do të largohen nga vendkalimi kufitar në Tabanovcë, vendosi mbrëmë në mbledhje  të mbyllur për media komiteti drejtues, trupi më i lartë përgjegjës për krizën e refugjatëve.

Në mbledhjen në të cilën udhëhoqi ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, morën pjesë edhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Vlado Misajllovski, i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i mbrojtjes, Zoran Jolevski, dhe drejtoresha e Qendrës për menaxhim të krizave, Suzana Saliu.

Ky trup mori vendim të ndiqet gjendja e sjelljes së vendeve të Ballkanit në lidhje me lëshimin e emigrantëve dhe sipas kësaj të merren vendime.

Gjithashtu në mbledhje është vendosur të forcohet kontrolli shëndetësore në kampet, pas problemit i cili u paraqit me refugjatët nga Afganistani, të cilët një kohë më të gjatë ngecën në kampin në veri të Maqedonisë.

Fillimi i vitit  deri mbrëmë, nëpër Maqedoni kanë kaluar gjithsej 86,462 shtetas të huaj.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.