fbpx

Komiteti i Helsinkit: Shkolla e mesme në Shuto Orizarë është vazhdimi i getoizimit

-

Duke rikujtuar se përveç që nevojitet nevoja e vazhdueshme për mbështetjen e romëve, por se edhe bëhen hapa mbrapa, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, ka dërguar urimet për Ditën ndërkombëtare të Romëve, por njëkohësisht alarmon se gjërat nuk qëndrojnë mirë as në integrimin e mëtutjeshëm të romëve dhe tejkalimin e problemeve të tyre.

Komiteti thotë se hapja e pishinës dhe shkollës së re të mesme në këtë lagje, është vazhdimësi i getoizimit. Dëshmi për këtë është fakti që në këtë lagje ende nuk është zgjidhur problemi me kanalizimin dhe ujësjellësin, që janë prioritet.

“Do të kishim dashur që në frymën e shënimit të kësaj dite, ta theksojmë shqetësimin tonë për statusin e romëve në shtet dhe diskriminimin, por edhe getoizimin e vazhdueshëm sistematik. Veçmas jemi të shqetësuar për planet më të reja të cilët bëhen në lagjen e romëve në Shuto Orizare, mes së cilave janë edhe shkolla e re “Shail Jusuf”, në të cilin vazhdojnë që të futen paralele tjera nga shkolla të mesme të Shkupit. Edhe më tej paralajmërimi për ndërtimin e pishinës në të njëjtën lagje, edhe përkundër mospasjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, nuk është bërë. Banorët e Komunës ende përballem me problem deri te qasja për mbrojtjen e shëndetit, ndërkaq nuk kanë gjinekolog amë”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit “

Nga Helsinki porositin se ekziston edhe një segreacion tjetër sistemor i fëmijëve rom në procesin mësimor gjegjësisht se ata janë sistemuar në paralele të veçanta në shkollat e rregullta, në vend që të përfshihen dhe integrohen në paralelet e rregullta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.