Komiteti i Helsinkit në bazë të raportit për ngjarjet në Kuvend, kërkon aksion nga Prokuroria

-

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në R. e Maqedonisë ka përpiluar raport të posaçëm për dhunën dhe rrahjet në Kuvendin e vendit më 27 prill, me të cilin dëshiron të njoftojë opinionin saktë për të gjitha veprat penale, mes të cilave edhe tentim për vrasje.

Njëkohësisht, Komiteti i Helsinkit me raportin nga MPB dhe Prokurorinë Themelore Publike kërkon të niset procedurë para- hetimore për vërtetimin e përgjegjësisë penale për veprat penale që përmendet në raport.

Ky raport i posaçëm ka të bëjë me veprat penale të identifikuara përmes fotografive, materialeve audio dhe video dhe dëshmive të ndryshme si dhe veprat penale për të cilat ka dyshime, por ende nuk është hetuar nëse janë kryer dhe nga kush.

Raporti ka të bëjë edhe me shkeljen e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe të sanksionuara me Kodin penal. Përmbaj gjithsej 27 vepra penale, prej të cilave për 17 tashmë ka numër të konsiderueshëm të provave dhe dhjetë vepra penale, për të cilat ka dyshime se janë kryer. Aktorët e mundshëm janë ndarë në katër grupe: organizatorë, kryerës, nëpunës policorë dhe eprorët e tyre.

“Roli i organeve ligjvënëse është që të konfirmojnë nëse dhe cilët nga veprat e përmendura penale janë kryer apo ka pasur tentim që të kryhen dhe të mos lejojnë kualifikim të gabuar, përgjithësim të përgjegjësisë dhe sanksionim paushall”, thuhet në raport.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...