fbpx

Komisioni Evropian ka përsëritur rekomandimin e kushtëzuar për Maqedoninë

-

Komisioni Evropian edhe këtë vit ka përsëritur rekomandimin e kushtëzuar për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimit Evropian.

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han, i cili prezantoi raportin për vendin, tha se Maqedonia duhet t’i përmbush të gjitha kushtet e parapara me Marrëveshjen e Përzhinës.

“S’jemi jashtë nga kriza politike në këtë vend, pa marrë parasysh hapat e mirë që janë bërë kohëve të fundit. Liderët politik tani kanë mundësinë të tejkalojnë krizën dhe t’i adresojnë problemet sistemore. Duhet zgjedhjet të jenë të besueshme. Maqedonia si dhe Serbia kishte rol të madh në krizën e refugjatëve dhe bashkëpunoi me vendet- anëtare dhe vendet fqinje. Komisioni ka përsëritur rekomandimin, por kushtet sikur edhe vitin e kaluar, nga Marrëveshja e Përzhinës dhe prioritetet urgjente reformuese, duhet respektuar tërësisht” tha Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.