fbpx

Kush e kush është në bisedat e Stavrevski dhe Jankullovska

-

Në audio regjistrimet mes ministrit të financave Zoran Stavrevski dhe ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska e që i publikoi lideri opozitarë Zoran Zaev, përmenden disa persona. Ja një përkujtim të shkurtër se për kë bëhet fjalë.

Vlladimir Taleski

Talesi tani më ka mandatin e tretë në krye të komunës së Manastirit. Është aktor i njohur maqedonas, ku mbahet mend me rolin Dvojçe nga emisioni për fëmijë “Përshëndetje gjeni”, në të cilin aktronte bashkë me kryetare aktuale të komunës së Kisela Vodës, Biljana Beliçanec- Aleksiq.

Në bisedat, ministri Stavrevski Jankullovskës i shpjegon për skandalin korruptiv nga kryetari i Manastirit, për të cilin thotë se është kriminel i rëndë. Sipas bisedës, Talevski ka lidhur marrëveshje me “Traskop” për çmime dhjetëfish më të larta, por edhe krahas kësaj ka kërkuar t’i kompensohen disa shpenzime buxhetore në Komunë, edhe pse në atë moment ka pasur tepricë parash në llogari.

Taleski, përveç në bisedat e Stavrevskit dhe Jankullovskës, lidhet edhe me disa skandale, kështu, për shembull, banesat që i posedon gjatë kohë ishin temë bisede mes këshilltarëve në komunë.

Dane Kuzmanovski

Më herët ka qenë partner në bastoret “Bundes Sport” dhe në disa restorante në Shkup ndërsa paraqitet edhe si drejtor në kompaninë e porsahapur.

Kuzmanovski është ish drejtor i kopshtit zoologjik në Shkup në periudhën 2008-2011. Ai si fëmijë ka huazuar zërin e birit të Popajit (Kiço) në filmin e vizatuar dhe pas vetes ka disa role në teatër.

Tani është drejtor i Lotarisë shtetërorëve ndërsa sipas shkrimeve të “Nov TV

është i regjistruar edhe si drejtor në kompaninë Shoqata për lojërat e fatit “Casinos Austria International”.

Për Kuzmanovsk, Stavrevski i thotë Jankullovskës se “deri më tani qindra punë i ka kryer atij kopili”.

Mile Janakievski

Ministri aktual i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski ka përfunduar gjimnazin në Prilep ndërsa shkollimin e ka vazhduar në Kolegjin amerikan në Selanik, ku ka diplomuar në menaxhment, administratë biznesi. Përvoja e parë e punës e tij në Qeveri ishte si bashkëpunëtor në Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtarë ndërsa ishte edhe shef i kabinetit të ministrit të financave në vitin 2002, shef kabineti i kryetari të VMRO DPMNE-së në vitin 2004, drejtor i përgjithshëm i ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizim” në vitet 2004-2005 ndërsa prej vitit 2006 emërtohet si ministër i transportit dhe lidhjeve.

Gjëja e fundit për të cilën u bë publik para gazetarëve dhe opinionit ishte dhënia me qira e shtëpisë familjare në Prilep një kompanie gjermane e cila kishte fituar tenderë. Atëherë Janakievski arsyetohej se kompania e ka gjetur shtëpinë përmes shpalljes që ka qenë i ngjitur në fletë të formatit A4 në derën hyrëse të shtëpisë. Periudhën e njëjtë, Janakievski ishte i lidhur me aferën e kompanisë e cila pa tenderë ka marrë detyrë që të pastrojë borën nga rrugët e qytetit. Në opinion flitej se pronari i kësaj kompanie është familjar i afërt me Janakievskin. Ministri i transportit dhe lidhjeve, para disa muajve nga opinioni përqeshej se në kabinetin e tij ruan lopata në kornizë. Disa ditë e kaluar, Janakievski në opinion përmendet edhe për shkak të bisedave (përgjimet) me kryeministrin Nikolla Gruevski, në të cilat merren vesh si dhe kur të prishin objektin “Cosmos” të kundërshtarit të tyre politik, Fijat Canovksi.

Në bisedat e Stavrevskit dhe Jankullovskës, Janakievski përmendet si person prej të cilit kryeministri Nikolla Gruevski ka kërkuar të nënshkruar marrëveshje me një kompani kineze për ndërtimin e autostradës, pa u shpallur tender më herët.

Aivo Orav

Në listën e personave të padëshiruar të ministrit të financave, Zoran Stavrevski, sipas   regjistrimeve nga bisedat e përgjuara, u gjet edhe shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.

Ai ishte ambasador në Estoni për Turqinë, Azerbejaxhin, Libanin dhe Sirinë ndërsa ka karrierë të gjatë në ministrin e jashtme të Estonisë.

Kire Bozhinovski

Kire Bozhinovski është person përmes të cilit Stavrevski ka tentuar të bëj presion tek Vladimir Taleski, kryetari i Manastirit, siç thuhet në regjistrimet, për skandalin korruptiv me transportin e nxënësve. Bozhinovski është ish sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE dhe sekretar aktual i përgjithshëm i Qeverisë. Në fillim të vitit të kaluar, ai ishte cak i LSDM-së opozitare, sepse siç thanë ata, nuk ka paraqitur banesë në emër të nënës së tij.

Valentina Bozhinovska

Siç thotë Stavrevski në bisedën me Jankullovskën, ai ka qenë i qortuar nga shefi sepse nuk ka arritur të gjej të holla që Bozhinovska t’i paguaj faturat për ngrohje qendrore.

Valentina Bozhinoska, aktore dhe politikane, aktualisht është drejtore e Komisonit për marrëdhënie mes komunitetet fetare dhe grupet religjioze. Dy herë prej vitit 1998 dhe 2002 dhe 2006 deri 2008 ishte deputete në Kuvend ndërsa në vitet 2005-2006 këshilltare në qytetin e Shkupit.

Koce Trajanovski

Mandat të dytë si kryetar i Qytetit të Shkupit dhe ish kryetar i komunës Gazi Babë.

Trajanovski në mesin e qytetarët njihet si person i popullit dhe person i respektuar nga partia e tij VMRO DPMNE, por sipas bisedave që dje i publikoi Zoran Zaev, duket qartë se Trajanovski nuk është shumë i preferuar në parti.

Për babanë e qytetit, Stavrevski dhe Jankullovska thonë se i mbështet të gjitha “aktivitetet e turbullta”.

Përderisa flasin për kryetarin e Manastirit dhe për, siç thotë Stavrevski, aktivitetet e tija korruptive, thonë se Taleski ka kërkuar mbështetje nga Koce Trajanovski, i cili njëherë është edhe kryetari i BNJVL.

“Koce për gjithë këto gjërat e turbullta të ofron mbështetje vetëm që të të kurdis”, thotë Jankullovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.