Zëdhënësja e KE, Maja Kocijançiç ka konfirmuar edhe njëherë që takimi në Vjenë me liderët politik të Maqedonisë është anuluar. Kocijançiç për “Meta ka thënë së ndjenkeqardhje për dështimin e mbajtjes së bisedimeve në Vjenë.
“Na vjen keq që nuk mund të mbahet takimi i liderëve i planifikuar në Vjenë për 22 prill. Vazhdimisht themi që mossuksesi i Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze për vendin.
Zëdhënësja njoftoi se Brukseli do të vazhdoj të ndihmoj partitë politike në Maqedoni në menaxhimin e krizës.
“Vazhdojmë të ndihmojmë partitë, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Por, përgjegjësinë për sigurimin e proceseve demokratike i avancimin drejt rrugës euro- atlantike iu ngel vet partive. Ata patjetër tani të reflektojnë” tha Kocijançiq duke shtuar së shpejti do të del me më shumë detaje.