fbpx

Kocijançiq: Brukseli është i shqetësuar për retorikën negative dhe bën thirrje për sjellje të përgjegjshme

-

Komisioni Evropian sot ka bërë thirrje që të mos kryhet trysni ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSZ) dhe gjyqësorit.

“Komisioni i ka regjistruar rezultatet preliminare dhe rezultatin e ankesave dhe tani i pret vendimet nga procesi ankesave. Pushteteve shtetërore relevante, duke e përfshirë edhe KSHZ-në dhe gjyqësorin, duhet t’u mundësohet që të punojnë pa pengesa, pa trysni dhe pa përzierje politike”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen se si i komentoni protestat përpara KSHZ-së.

Në pyetjen se si e komentojnë fjalimin me gjuhë të urrejtjes të protestave dhe retorikën negative të VMRO-DPMNE-së drejt ambasadorëve të huaj dhe diplomatëve në  Maqedoni, nga Komisioni theksuan se partitë politike duhet të sjellën me përgjegjësi dhe të mos e varrosin besimin në institucione.

“Veçmas jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve në ditët e fundit dhe rritjen e retorikës negative. Komisioni u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara që të sillen me përgjegjësi për t’u forcuar besimi i qytetarëve në institucionet publike dhe në procesin demokratik”, deklaroi Kocijançiq.

Nga Brukseli përsëritën se presin konstituim të shpejtë të Parlamentit të ri dhe formimin e Qeverisë së re, por edhe implementimin e reformave me të cilat do të zgjidhen problemet sistematike të sundimit të ligjit nëpër prioritet dhe zbatimin e marrëveshjeve paraprake politike.

Nga Komisioni porosisin se do të vazhdojnë që ta përkrahin shtetin dhe integrimin e saj evropian.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.