fbpx

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi kërkon marrëveshje të re për repart special gjyqësor

-

Nëse duam të kemi proces të stabilizimit në Maqedoni, PSP duhet të vazhdoj të punoj në mënyrë profesionale, përgjegjëse dhe transparente ndërsa pas zgjedhjeve të ketë marrëveshje për formimin e repartit special në Gjykatën Penale, që do t’i procedojë lëndët e PSP-së. Këtë sot në konferencë shtypi e deklaroi kreu i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Ai tha se PSP po ballafaqohet me probleme dhe pengesa nga institucionet që janë nën kontroll të pushtetit, në veçanti nga gjykata, por shtoi se qytetarët plotësisht e përkrahin Specialen.

“PSP duhet të funksionojë në mënyrë transparente pasi e ka mbështetjen e plotë të qytetarëve të cilët publikisht e mbështesin ndërsa presin të zhvilloj proces për dikë tjetër, e jo për ata që PSP ka bazë që të ngrit procedurë. Konsiderojmë se PSP duhet të vazhdoj me punë edhe këtë periudhë, pa marrë parasysh që është periudhë zgjedhore dhe gjithashtu presim në këtë periudhë të lëshoj pe edhe mbrojtja në institucionet që i mbrojnë interesat e Gruevskit dhe grupit të tij, pasi informacionet dhe dyshimet thonë se ato nuk janë të involvuar në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përgjimit ilegal, ndërsa ka tregues se janë të përfshirë në vepra të rënda penale gjegjësisht krim të rëndë” tha Trajanov.

Ai gjithashtu tha se pas 11 dhjetorit, përveç formimit të repartit special gjyqësor, duhet të ketë edhe revizion të punës së prokurorëve publik dhe ndryshime në Prokurorinë publike.

Bartësit i listës në njësinë zgjedhore katër, Bogoevski porositi që askush të mos guxoj të sjell në pikëpyetje ekzistimin dhe punën e PSP-së.

“Prokuroritë speciale dhe repartet speciale gjyqësore janë kategori e njohur në Evropë dhe ato formohen për zbardhjen e rasteve të krimit të rëndë” theksoi Bogoevski.

 

  • Ознаки
  • PSP

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.