Kjo nuk është foto e parë nga azili në Rusi i Bashar al-Assad

-

Pretendimi: Kjo foto tregon Bashar al-Assad në Moskë pasi mori azil nga Rusia në dhjetor 2024

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————-

Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Assad në Siri në fund të nëntorit 2024, në media dhe portale shqipfolëse po qarkullon një foto që pretendohet se tregon diktatorin sirian në Moskë në dhjetor 2024, pasi u arratis nga Siria dhe fitoi azil në Rusi.

Assad dhe familja e tij u arratisën në Rusi pas rënies së regjimit sirian si pasojë e një sulmi të fund-nëntorit nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe fraksione të tjera rebele aleate. Më 9 dhjetor, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Putin kishte vendosur personalisht t’i jepte azil politik Asadit dhe familjes së tij.

Megjithatë, foto që po qarkullon në media nuk tregon Assad në dhjetor 2024.

Foto është shkëputur në fakt nga një video e botuar në Youtube më 10 shkurt 2023, e cila tregon diktatorin sirian së bashku me gruan e tij Asma al-Assad, në Alepo, duke vizituar personat e prekur nga tërmeti i fortë që goditi zonën mes Turqisë jugore dhe Sirisë veriore më 6 shkurt 2023 duke shkaktuar 57 mijë të vdekur.

ИзворFaktoje.al

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...