Kiracovski: Deputetë të shtyjnë Ligjin për vlerësimin e administratës

-

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandat Kiracovski sot apeloi që deputetët t’i japin mbështetje nismës së tij për anulimin e vlerësimit të Аdministratës publike nëpërmjet Ligjit për punonjës të administratës

 

–  Deputetë  janë të obliguar të punojnë në interesin e qytetarëve, e në këtë moment nuk ka interes më të madh të qytetarëve për proces zgjedhor korrekt dhe të besueshëm. Çdo votë kundër këtyre ndryshimeve nënkupton votë për presionet partiake ndaj administratën nga pushteti i VMRO- DPMNE-së, sepse vlerësimi i punës duhet të bëhet para periudhës zgjedhore, kurse shefat dhe udhëheqësit të emëruar nga pushteti kanë fjalën kryesore, me të cilën punonjësi mund të ndëshkohet ose të përjashtohet nga puna- pohon Koracovski.

Sipas tij, nuk duhet të lejohet që para zgjedhjeve të ushtrohet presion ndaj administratorëve.

Në pyetjen nga gazetarët për mohimin e ministres Marta Arsovska- Tomosvka, e cila thotë se deklaratat e tij janë politike dhe se deri më tani vetëm një punonjës ka marrë vlerësim të dobët, Kiracovski thotë se “ajo për resurset humane nuk ka njohuri”.

– Ministres Arsovska – Tomovska i porosisë, në vend që të fshihet prapa kumtesave partiake të Ministrisë,të del para gjithë opinionit të gjerë të Maqedonisë dhe të tregojë se a është e përgatitur për një lloj të vlerësimit të këtillë, kur shumë punonjës të dëshmuar mund të ndëshkohen dhe ku duhet të vlerësojnë shefat të emëruar nga partia. Ministrja Arsovska- Tomovska vet ishte përpiluese e këtij Ligji dhe është mirë që para gjithë opinionit të gjerë të Maqedonisë dhe administratës të del me qendrimin e saj për këto çështje- deklaroi Kiracovski.