fbpx

KEMM: Mediat që nuk e kanë përcjellë demantin e “Metamorfozis”, kanë shkelur Kodin dhe Kushtetutën

-

“Kurir”, “Lider”, “Makedonija 24”, “Netpres”, “Puls 24”, “Republika” dhe televizionet “Kanal 5”, “Sitel” dhe “Nova” duke mos e publikuar demantin e dërguar nga Fondacioni “Metamorfozis”, kanë shkelur Kodin e gazetarëve të Maqedonisë gjegjësisht nenin 3, por edhe nenin 16 të Kushtetutës të Maqedonisë, vlerëson Këshilli për etik në mediat e Maqedonisë.

Ankesa është për tekstet dhe kontributet televizive nga konferenca e nismës joformale SOS më 4 shkurt të këtij viti, ku janë përmendur akuza të pavërteta dhe serioze. Demantet që “Metamorfozis” i ka dërguar deri tek të gjitha mediat, kanë përmbajtur argumentim për pavërtetësinë  e akuzave të thëna nga historiani Nikola Sërbov dhe gazetarët Cvetin Çilimanov nga AIM dhe Nenad Mirçevski nga “Republika”, por ato nuk janë publikuar në këto media.

Duke mos i dhënë mundësi “Metaforfozis” që ta dëshmoj mbrojtjen gjegjësisht me mos- publikimin e demantit të dërguar më 6 shkurt të këtij viti, nëntë mediat kanë bërë shkelje, vlerëson Këshilli për etik në mediat e Maqedonisë. Është shkelur neni 3 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, ku thuhet se gazetari të këmbëngul të siguroj publikim të përmirësimit, demantit dhe përgjigjes në rast kur do të vërtetohet pasaktësia e informatës. Njëkohësisht, siç konstaton KEMM, është shkelur neni 16 nga Kushtetuta e Maqedonisë më saktë paragrafet 4 dhe 5, ku qartë thuhet se e drejta e përgjigjes dhe përmirësimit në mjetet për informim publik, janë të garantuar.

Këshilli thekson se duke vendosur ndaj ankesës së “Metamorfozis” që është dorëzuar deri tek ta më 10 shkurt, nuk kanë marrë vendim për atë nëse ka shkelje në publikimin e teksteve dhe në kontributet televizive gjegjësisht nuk është kompetent t’i vërtetoj faktet, por vetëm ka vendosur për respektimin e standardeve gazetareske etike dhe profesionale gjatë krijimit të produktit.

Mediat janë të angazhuar ta publikojnë vendimin e KEMM në afat prej tre ditëve sipas rregullores për punën e Komisionit për ankesa pranë Këshillit ndërsa nëse kjo nuk ndodh, atëherë Komisioni do të merr masa shtesë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.