fbpx

Kekenovski: VMRO-DPMNE nuk është shoqatë aksionare të më përjashtoj kështu

-

VMRO-DPMNE-ja e largoi Jove Kekenovskin nga partia. Siç njofton “Republika online“.

shkaku është përpjekja për prishjen e imazhit të partisë dhe veprimi në kundërshtim me politikat dhe përcaktimet e VMRO-DPMNE-së. “Me nismën e më shumë themeluesve, veteranë dhe anëtarë të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së Butel, komiteti disiplinor i Komitetit Komunal vendosi për ta larguar Jovo Kekenovskin nga partia” – shkruan Republika

Jove Kekenovski u përgjigj me një letër deri tek siç i quan Shoqatë Aksionarësh “N.Gruevski dhe miqtë”. Vendimin e konsideron si të paligjshëm dhe të pakuptimtë dhe ua kthen prapa.

‘Ju njoftoj se Profesor Dr. Jove Kekenovski kurrë nuk ka qenë anëtar i Shoqatës suaj, sepse është anëtar i VMRO DPMNE-së, prej themelimit të saj dhe anëtar i Forumit të patriotëve mendje-hapur dhe prandaj vendimi juaj është i pakuptimtë dhe i paligjshëm’, ka shkruar Kekenovski.

Kekenovski tashmë e disa muaj publikisht kërkon reforma në partinë në pushtet. Grupi i tij i quajtur Forumi i patriotëve mendje-hapur kohët e fundit i bashkoi forcat me të ashtuquajturën “Treshja e Amsterdamit”, Dimitrov, Lazareviq dhe Dimshovski. Të dy grupet e përbëra nga anëtarë apo ish-zyrtarë të VMRO DPMNE-së kërkojnë tërheqjen e udhëheqjes aktuale pas publikimit të “bombave” komprometuese nga opozita.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.