fbpx

A do të përgjigjet Gruevski për mobing ndaj Janakieskit?

-

audio-regjistrimet që dje i publikoi Zoran Zaev, dëgjohet se si kryeministri Nikolla Gruevski i bën presion ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, të jep mendim për diçka për të cilën Janakieski mendon se nuk është në rregull ta bëj dhe vazhdimisht tenton të tërhiqet duke thënë:

Por, kryetar nuk mundet.

Por, komisioni nuk…

Por, kjo është marrëzi. Do të thotë nga jashtë…zgjerim të markës…

Por, kjo do të thotë të ndryshohet PDU. Si mendon gabim teknik, nuk ka diçka të tillë…

Por, çfarë, çfarë t’i japin, letër?

Por, nuk ka, kryetar, nuk ka mundësi ligjore.

Por, nuk mundet mendim kryetar…do të thotë nuk e di si t’u shpjegoj.

Por, kryetar në bazë të…të…të planit duhet të jep dokument…

Kështu reagon Janakieski në presionet e Gruevskit, i cili i thotë:

Hajde bre, nëse mund ta përfundojmë këtë me fasadën e EVN-së dhe Siti Galeri, si gabim teknik…

Përgjegjësia është tek ai që do ta pranoj mendimin. Mendimi është diçka e kotë. Kurrfarë përgjegjësia nuk ka për atë që e ka dhënë mendimin.

Ti nuk je Kuvend, që të jep interpretim autentik. Ti jep mendim personal. Mendimi yt mund të jetë ashtu apo kështu, i gabuar, i drejtë, por ja kështu ke menduar ti.

 Por, nuk dua të mendosh se po të fus në krim që ti të bësh…

Sipas Ligjit për mbrojtje të shqetësimit në vendin e punës, i shqetësuar mund të padit dhe të merr dëmshpërblim në të holla.

Sipas definicionit, mobingu është presioni ndaj të punësuarit apo terror psikik në vendin e punës. Përbëhet në “komunikim armiqësor dhe joetik, të shpeshtën ndaj individit, i cili është në gjendje ku nuk është i ndihmuar, pa mundësi që të mbrohet. Gjendja mund të përcaktohet edhe si fushatë sistematike dhe e organizuar për person të caktuar që të largohet nga puna”.

Shprehja përbëhet nga dy fjalë nga gjuha angleze: “mob” që do të thotë i pacipë dhe “dobish” që do të thotë ashpër dhe në mënyrë vulgare.

Edhe ministri i financave Zoran Stavrevski iu ankua ministres së brendshme Gordana Jankulloska për sjelljen e kryeministrit ndaj tij dhe disa ministrave dhe se do t’i detyroj të firmosin me kompaninë kineze e cila do t’i ndërtoj rrugët pa tender.

ZS: Na detyron të bëjmë diçka të paligjshme. Jo unë, Mile dhe Vlado duhet të firmosin me kinezët dhe nuk duan njerëzit të firmosin. Dhe kanë të drejtë që nuk duan.

ZS: Edhe po të mos kemi të drejtë, paramendo, edhe po mos të jemi në të drejtë, a është mënyrë kjo me tre bashkëpunëtorë?

GJ: Po de. Por, nuk është vetëm kjo, nëse dikush nuk ndihet jokomfort, do të thotë ka diçka.

ZS: Çfarë duhet të firmosin a e din? Kontratë me kompani kineze që duhet t’i ndërtojë rrugët pa tender. Këtë duhet njerëzit të firmosin.

Sipas Ligjit për mbrojtje të shqetësimit në vendin e punës gjobë në sasi prej 5000 deri 6000 euro në kundërvlerë të denarëve do t’i shqiptohet punëdhënësit, nëse kryen shqetësim në vendin e punës dhe keqpërdor të drejtën e mbrojtjes nga shqetësimi në vendin e punës.

 

Neni 4 i këtij ligji thotë se ndalohet çdo lloj i shqetësimit në vendin e punës si dhe keqpërdorimi i të drejtës për shqetësim në vendin e punës.

Shqetësim psikik në vendin e punës, sipas nenit 5 të këtij Ligji, është çdo sjellje negative nga ndonjë individ apo grup që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, paraqet shkelje të dinjitetit, integritetit, imazhit dhe nderit të të punësuarit dhe shkaktoj ndjenjë frike apo krijoj nënçmim, qëllimi përfundimtar i të cilit mund të jetë lëndimi i shëndetit fizik dhe mental, kompremitimi i të së ardhmes profesionale të të punësuarit, ndërprerje të marrëdhënies së punës apo largimin nga vendi i punës.

Sipas nenit 18, i punësuari i cili konsideroj se i është eksponuar shqetësimit nga organi punëdhënës në personin juridik apo fizik si punëdhënës, mund të ngrit padi para gjykatës kompetente me paralajmërim të mëparshëm me letër deri tek kryerësi i shqetësimit, pa procedurë të mëparshme për mbrojtjen e shqetësimit në vendin e punës tek punëdhënësi.

Këtu është i tërë transkripti i bisedave mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.