fbpx

Dënime për torturuesit e kafshëve në Vevçan!

-

Fotografi nga karnavali i Vevçanit me torturë të kafshëve përmbushën rrjetet social. Shoqatat  për mbrojtjen e kafshëve  thonë se janë të tmerruar  nga fotografitë dhe nga informacionet e fituara nga karnavali i Vevçanit dhe se ajo që ka ndodh atje paraqet sadizëm.

Jemi të shokuar që në vend të artit, humorit dhe satirës, Vevçani mundësoi dhe toleroi dhunë, frikë, gjak dhe  çmenduri!-  thuhet në kumtesën e “Anima mundit”.

Meri Jordanovska, aktivist të “Asociacioni i aktivistëve për të drejtat e kafshëve”, thotë se torturimi dhe vrasja e kafshëve  për tu argëtuar që  nuk paraqet  vetëm akt primitiv, por edhe vepër penale.

Radmila Pesheva nga “Anima Mundi” thotë se institucionet duhet të reagojnë nga ajo që ka ndodh në karnaval. Sipas saj, mesazh shumë të keq që të gjithë në karaneval kanë heshtur për torturimin  kafshëve.

Prefekti i Vevçanit, Cevtomir Ugrinoski, për ”Nova Tv“ tha se nuk ndjejnë asnjë lloj përgjegjësie sepse karnavali në Vevçani ka qenë teatër i hapur.

Komuna absolutisht nuk merr pjesë në përgatitjen maskave dhe para karnavalit nuk kishim fare njohuri për këtë. Sipas informacioneve tona, qeni ka qenë i ngordhur. Dhe qëllimi nuk ka qenë ai, kanë gjetur qenin dhe ashtu siç kanë qenë të dehur e kanë marrë me vete. Pas Shkupit,  qentë dhe macet bredhin, prandaj le t’i mbledhin macet dhe qentë prej andej, në vend që të brengosen për ndonjë qenë të ngordhur që kanë marrë karnevalistët- tha Ugrinoski

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.