fbpx

“Katimerini” : Reagimet e Gjermanisë dhe SHBA-së paralajmërojnë fundin politik të Gruevskit

-

 Reagimet diplomatike të ambasadorëve të Gjermanisë dhe SHBA-së në Shkup dhe kërkesa për dorëheqje nga qeveria maqedonase nuk e lanë indiferente edhe Athinën.

Gazeta greke “Katimerini” njofton se burimet diplomatike të Athinës kanë vërejtur se këto hapa nga përfaqësitë diplomatike të lojtarëve kyç ndërkombëtarë do ta sjellin deri në situatë pa rrugëdalje, siç shkruajnë kryeministrin “autokratik” Nikolla Gruevski, dhe me këtë do të krijojnë kushte dhe situata të reja në jetën politike në Maqedoni.

Sipas vlerësimeve diplomatike, kthesa e këtillë me siguri do të ndikojë edhe në Greqi.

Gazeta shkruan se qeveritë e të dyja vendeve fshehurazi zhvillojnë negociata diplomatike rreth idesë për miratimin e masave për ndërtim- besimin, të cilat nuk dihen ku do të përfundojnë dhe cilat është e ardhmja e tyre duke pasur parasysh problemet e brendshme në të dy shtetet.

“Në fillim u paralajmërua se masat do të jenë në drejtim të menaxhimit me ideologjinë irredentiste të regjimit të Gruevskit, por ende nuk është e qartë cila është përmbajta e tyre, sa janë mundësitë për bisedime thelbësore për momentin kur qeveria e Gruevskit është e lëkundur dhe janë mundësitë e mëdha që t’i afrohet fundi politik Gruevskit”, shkruan “Katimerini”.

Nga MPJ-ja e Maqedonisë për “Meta” para disa ditëve theksuan se dy qeveritë janë duke shqyrtuar propozimet për masat dhe se do të prononcohen rreth tyre javën e ardhshme.

Ndërsa ministri Kozias nga Nju Jorku njoftoi se ka pika të përbashkëta mes të dy listave me propozime nga pala greke dhe maqedonase.

Sipas të dhënave jozyrtare, në listat me propozime për masat e ndërtimit të besimit janë idetë për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor, kalimi i ri kufitar, vendosja e linjës hekurudhore me hekurudhën e re prej Manastirit deri në Kremenicë si dhe heqjen e marrëveshjes për tatimim të dyfishtë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.