Maqedonia filloi të vendos gardh me gjemba në kufirin me Greqinë, që të ballafaqohet me fluksin e imigrantëve të cilët janë nisur drejt Evropës Qendrore, raporton gazeta greke “Katimerini”.
Këshilli i Sigurimit të Maqedonisë këtë fundjavë vlerësoi se është e mundur të ngrejë gardhë me gjemba në kufirin me Greqinë, nëse nuk zvogëlohet fluksi i imigrantëve dhe urdhëroi që në terren menjëherë të fillohet me përgatitjet.
“Këshilli i Sigurimit thekson se vendosja e gardhit me gjemba, nuk do të ishte në drejtim të mbylljes së kufirit, por për kanalizimin dhe kufizimin e qarkullimit, në përputhje me numrin e imigrantëve që do t’i pranojnë shtetet e Evropës drejt të cilave janë orientuar”, thuhet në njoftim.Sipas Hristos Gutendus, kryetari i qytetit të Kukushit, në afërsi të kufirit me Maqedoninë pohon se punët ndërtimore tash kanë filluar.
– Nga ana tjetër e kufirit, makinat tashmë kanë filluar me punë – deklaroi Gutendis.
Gardhi do të jetë i vendosur karshi qytezës Idomeni dhe bregun e lumit Vardar edhe atë me gjatësi prej 1,5 kilometra.
Gazeta thekson se autoritet maqedonase shpejtojnë që gardhin ta vendosin para kufijve të veriut dhe të mbyllin kufijtë. Hungaria dhe Sllovenia në kufirin me Kroacinë tashmë ka vendosur gardhin, ndërkaq Zagrebi zyrtar u kërcënua se do të vendos gardh në kufi me Serbinë.
Mediat greke bëjnë të ditur se në kufi të martën janë mbledhur rreth 4.600 refugjatë dhe imigrantë, kurse të mërkurën kanë arritur afër 5.000 persona.
Sipas të dhënave të MPB-së së Maqedonisë, në 24 orët e fundit në Maqedoni kanë hyrë 3.458 refugjatë, prej të cilëve 1.638 sirianë, 860 afganistanas, 478 irakianë. Të tjerët janë me numër më të vogël.