fbpx

Katër orë ministrat dhe zëvendës- ministrat dhanë llogari para Gruevskit

-

Llogaridhënie për projektet e realizuar prej vitit 2006 e deri më sot, sonte në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në Shkup dhanë kryetari i VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski dhe të gjithë ministrat dhe zëvendës- ministrat në Qeverinë e partisë në pushtet.

Pas fjalimit hyrës të Gruevskit, ministrat më shumë se katër ora u përgjigjën në pyetjet e kreut të partisë në pushtet për atë se sa persona deri më tani janë punësuar, sa investime të huaja janë sjellë, sa persona kanë shfrytëzuar kredinë në projektin “Bli shtëpi, bli banesë”, legalizim të ndërtesave ilegale e kështu me radhë.

“Para jush sonte gjenden vepra kapitale që është kompilim i punës sonë vite me radhë ndërsa bazohet në besimin e juve, qytetarëve, popullit, përkrahësit e politikave të VMRO DPMNE dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë. Në këtë llogaridhënie janë përfshirë projektet e periudhës 2014-2016, por edhe disa projekte më të mëdha që të tregohet se çfarë është bërë, por një gjë është e rëndësishme, fakti se pjesa më e madhe e asaj çfarë është premtuar është bërë apo po bëhet. Ka shumë gjëra tjera që nuk janë premtuar ndërsa janë realizuar me kërkesë të popullit, kjo na bën të dallojmë” tha Gruevski.

Sipas tij, vlera në politikë nuk është ajo çfarë thuhet, por ajo çfarë do ta bëjnë politikanët për shtetin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.