fbpx

Karaxhoski: Transparenca shumë e madhe për gjendjet prish imazhin e gjyqësorit

-

Transparenca e tepërt dhe nxjerrja e informacioneve për gjendjet e gjyqësorit nëpër media, prish imazhin e gjyqësorit, deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pas seancës së sotme ku, mes tjerash, anëtarët e Këshillit diskutuan edhe për ngjarjet e fundit dhe skandalet në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Karaxhovski nuk i njoftoi konkluzionet që Këshilli Gjyqësor i ka miratuar për gjendjet në Gjykatën Penale dhe rekomandimet për qetësimin e tensioneve mes gjykatësve të caktuar, por shton se bëjnë apel që ato të tejkalohen me mençuri dhe në suazat e institucioneve.

“Mendoj se këto gjendje, në veçanti transparenca për çështje që nuk duhet të jenë transparente në opinion, më saktë disa faza iniciale të ngritjes së kallëzimeve penale dhe njoftimi nëpër mediume, bëjnë që të prishet imazhi i gjyqësorit në vend” tha Karaxhovski.

Ai shtoi se disa gjykatës kanë supozime për përgjegjësi penale tek kolegët e tyre dhe ngritin kallëzime penale, për këtë duhet t’i informojnë Këshillin Gjyqësor dhe institucionet kompetente pa u dhënë informacione në opinion për këtë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.