fbpx

Kaplohet nga flakët shtëpia e përkohshme për të pastrehët në Shtip

-

Rreth 50 romë, prej të cilëve gjysma fëmijë, ditën e parë të Vitit të Ri janë duke e kaluar në qiell të hapur pasi herët në mëngjes para orës 5, është djegur reparti i dikurshëm i neuropsikiatrisë në Spitalin klinik në Shtip, ku ata jetojnë përkohësisht.

Zjarri ka flakëruar nga çatia dhe dera hyrëse kur njerëzit kanë qenë në gjumë ndërsa 14 familje menjëherë kanë lëshuar objektin. Por, sipas deklaratave të tyre, zjarri ka qenë aq i shpejtë saqë menjëherë ka kapluar pjesët tjera të godinës.

“Ishim duke fjetur kur u paraqitën flakët, vrapuam, thirrëm zjarrfikësit dhe shkyçëm rrymën. Zjarrfikësit erdhën menjëherë, presim tani nga kryetari dhe deputetët të na ndihmojnë. S’kemi asgjë, çdo gjë u dogj” tha Erbihan Demirov, njëri prej banuesve në objekt.

Kur biseduam me njerëzit që kishin mbetur në rrugë, temperatura ishte 2 gradë nën zero. Fëmijët ishin të veshur vetëm me këpucë pa çorape. Ishte një grua në fund të shtatzënisë si dhe disa persona të moshuar. Banuesit dyshojnë se zjarri është vë qëllimisht me benzinë.

Këshilltarja Enise Demirova ishte e vetmja që i vizitoi dhe evidentoi familjet që mbetën pa kulm mbi kokë.

“Këtyre familjeve si ndihmë urgjente iu nevojitet ushqim, rroba dhe batanije. Do të kërkojmë ndihmë në Kryqin e Kuq dhe nga të gjithë që mund të ndihmojnë sepse janë lënë në mëshirën e fatit. Pesëdhjetë persona janë në qiell të hapur” tha Demirova.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.