fbpx

Kanali i dytë i TVM-së ka kërkuar 90 punësime të reja nga qeveria

-

Redaktorja e kanalit të dytë të TVM-së, Migena Gorenca, thotë se menjëherë pas miratimit të ndryshimeve për emetim 24 orësh të programit në gjuhën shqipe në qershor, ajo ka dërguar raport deri te qeveria për gjendjen me kuadrin dhe me teknikën, si dhe për gjithçka që quhet t’u sigurohet që ta realizojnë programin.

– Në atë raport, të cilin e përgatitëm para se ta dimë se do të ketë edhe kanal të katërt, shkruam se kemi nevojë për së paku edhe 90 punësime të reja. Tani TVM-ja me siguri do të duhet të bëjë vlerësim të ri, për shkak se prej nesh kërkohet shumë më tepër – thotë Gorenca.

Ajo sqaron se televizioni ka vetëm dy studio të mëdha për incizime, dhe thjesht luftojnë për termine.

– Të gjithë i duam terminet më të shikuara për emisionet debatuese, për programet e mëngjesit, e çka do të ndodhë kur do të hapet edhe kanali i katërt? Si do të punojmë nëse nuk investohet në pajisje plotësuese, jo vetëm në kuadro – pyetet ajo.

Në redaksinë shqiptare ka 52 të punësuar, ndërsa nëse programi i mëngjesit në TVM1 bëhet me gjashtë gazetarë, këtu punohet me dy punëtorë me honorar.

– Kjo vetvetiu flet për gjendjen me kuadrin. Kur do të duhet ta mbulojmë plotësisht një kanal, do të na duhet shumë më tepër se sa atë që e kemi në këtë moment – thotë Gorenca.

Sipas raporteve për punën e televizionit, në fund të vitit 2016 atje kanë qenë të punësuar 624 maqedonas, 156 shqiptarë, 32 turq. Për dallim nga viti paraprak, ka rreth dyzet të punësuar më pak.

Sipas raporteve për punën e TVM-së, deri në fund të vitit 2016, atje ka 864 njerëz të punësuar, 46,4 për qind e të cilëve janë me arsim të mesëm.

Me ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, që u bënë nga qeveria paraprake, RTM-ja duhet të sigurojë edhe një shërbim programor televiziv në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve, e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase, ku do të emetohet program 24 orë në çdo ditë të javës, si dhe shërbim programor televiziv që do të emetojë program në gjuhët e bashkësive të tjera joshumicë.

Në raportin e fundit të Pribe-s, përveç vërejtjeve për reformat në TVM, poashtu është konstatuar se mediat kryesisht ndahen sipas vijave politike dhe atyre etnike.

– Ashtu siç e kemi shoqërinë, ashtu i kemi edhe mediat. Jemi të ndarë krejtësisht si shoqëri në baza etnike, e kjo është kështu edhe te mediat. Nuk e dimë se çka ndodh me njëri tjetrin, shkojmë në ngjarje të njëjta, secili e paraqet tregimin sipas këndvështrimit të vet. Transmetuesi publik ka mundësi ta ndryshojë këtë, mirëpo qeveria duhet të tregojë vullnet, para së gjithash duke na mundësuar kushte për punë – thotë redaktorja Gorenca.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.