fbpx

Kampuesit të ndarë edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme

-

Kjo është humbja e parë e Gruevskit. Me surle dhe tupanë do të largohemi kur ai të jep dorëheqje”, kështu kampuesit para Qeverisë komentojnë vendimin e sotëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që liderët e VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH e arritën së bashku me euro- komisarin e zgjerimit, Johanes Han.

Pa eufori, por me vëmendje edhe nga të dy kampet e presin vendimin përfundimtar, që duhet të sillet javën e ardhshme në Bruksel dhe t’i finalizojnë negociatat.

“Fillimi i mirë, por duhet të pritet Brukseli që të shohim cili është vendimi përfundimtar. Nuk lëvizim derisa ta mësojmë vendimin. Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri kalimtare e cila do t’i organizoj zgjedhjet, nuk lëvizim. Nuk mundet një prej personave më të korruptuar sërish të organizoj zgjedhje. Pa qeveri kalimtare, nuk pranojmë zgjedhje. Kjo jep shpresë pak se mund të pranojmë zgjedhje dhe se mund të dilet nga kriza. Nëse nuk merren vesh për qeveri kalimtare dhe për largimin e Gruevskit, populli do të bëj revolucion. Nuk qëndrojmë para Qeverisë që personat e njëjtë sërish të organizojnë zgjedhje- janë komentet e atyre që qëndrojnë para Qeverisë.

Vendimi për njërën palë është i mirë e për palën tjetër shenjë e keqe. “Rojtarët e demokracisë” para Parlamentit thonë se zgjedhje të parakohshme nuk duhet të ketë, por të priten zgjedhjet e rregullta dhe se për qeveri teknike apo kalimtare, nuk është bërë fjalë asnjëherë.

“Nuk pajtohem me zgjedhje të parakohshme parlamentare, mendoj se duhet të ketë zgjedhje të rregullta kur të vije koha. Vallë do të organizojmë zgjedhje çdoherë kur t’i kujtohet LSDM-së? Nuk pajtohemi me këtë vendim. Dialogu çdoherë është i mirë duhet të zgjidhet kriza. Mirë është të ketë zgjedhje, por t’i organizoj kjo qeveri. Për qeveri teknike asnjëherë nuk është bërë fjalë, e as që kryeministri do të pajtohej nëse është diskutuar për diçka të tillë. Han erdhi me pako masash dhe mendoj se qeveria teknike nuk është në mesin e masave” konsiderojnë qytetarët që bëjnë kamp para Kuvendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.