Kalajxhiev në bisedë informative në polici për shkak të pjesëmarrjes në protestë

-

Kryetari i Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë dhe profesori i fakultetit të drejtësisë pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, Gordan Kalajxhiev sot në mëngjes më orën 9 është thirrur në bisedë informative në polici për shkak të pjesëmarrjes në protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”.

Ftesa, siç shkruan “Dojçe Vele” Kalajxhievit ia kanë dorëzuar policët, të cilët me makinën zyrtare e kanë pritur para shtëpisë së tij.

“Ky është një lloj goli i pushteti totalitar. Në bisedë ftohen personat që angazhohen për drejtësi në shtet ndërsa shumica e kriminelëve janë të lirë. Si arsye e bisedës shkruan “pjesëmarrja në protesta”. Pjesëmarrja në protestë nuk është kategori e ndaluar me kushtetutë. Supozoj do të më akuzojnë për hedhje ngjyre. Ky “dëm” nga ngjyra është simbolik dhe është shumë më e vogël se puçi që po i shkaktohet Maqedonisë” ka deklaruar Kalajxhiev për “Dojçe Vele”.