Prej orës 19 mbrëmë, kur në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup kanë arritur familjarët e viktimave në fatkeqësinë ajrore afër f. Kozhle, deri ora 5 të mëngjesit ka zgjatur procedura e identifikimit të viktimave përmes analizës DNK, konfirmoi Instituti për mjekësi ligjore, shkruan “Telma”.
Me krahasimin e ekzemplarëve nga DNK-ja e familjarëve dhe viktimave është vërtetuar identiteti i gjashtë të vdekurve që pësuan nga rënia e avionit. Siç bëjnë të ditur mediat, bëhet fjalë për personat, emrat e të cilëve u publikuan më herët.
Në vijim e sipër është përgatitja e transportit të trupave ndërsa shtetasi kosovar me pasaportë italiane, Visar Begaj do të varroset në Kosovë.
Në ndërkohë, edhe më tej vazhdojnë hetimet lidhur me shkaqet e rënies së avionit komercial.