fbpx

Garë në “Youtube”: Bombat prijnë para takimeve të fshehta!

-

Konferenca për  shtyp e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për pjesën e tretë të “bombës” ka thuajse 225.000 shikime për tre ditë në “Youtube”. Video me titull “Dëgjoni tmerr: Kurdisin arrestim dhe torturimin e Lube Boshkovskit” shkaktoi interes më të madh prej të gjithë regjistrimeve deri më tani në kanalin zyrtar të LSDM-së në “Youtube” dhe ka shikueshmëri rekord për kohë të shkurtë.

 

Video- regjistrim Shikime       Data e publikimit е
  1. Dëgjoni kë kanë përgjuar Gruevski dhe Mijalkov
 291.271               9 shkurt
  1. Dëgjoni tmerr: Kurdisin arrest dhe torturë të Lube Boshkovskit
 224.997               20 shkurt
  1. Dëgjoni: Kurdisin gjykatës, prokuror, aktvendime..!
 170.373               15 shkurt
  1. E vërteta në shesh 1
 147.041               2 shkurt
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 1
   89.537               21 shkurt
  1. E vërteta në shesh 2
   77.649               2 shkurt
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 2
   39.183               21 shkurt
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 3
   30.876               21 shkurt
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 4
   30.737               21 shkurt
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 5
        301               Sot
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 5
        301               Sot
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 6
        215               Sot
  1. E vërteta për Lube Boshkovskin –Pjesa 7
        171               Sot

Tre videot e LSDM-së për përgjimet kanë shikueshmëri të përgjithshme prej 686.641 shikime. Videot e kanaleve anonime në “Youtube” për takimet e fshehta të Zaev dhe Gruevski si dhe të Boshkovskit me personin e panjohur kanë gjithsej 416.011 shikime.

Audio- regjistrimi nga pjesa e parë e “bombës” që u publikua para 12 ditëve deri më tani ka 300. 000 shikime.

Videoja e dytë për pesë ditë kishte 165. 000 shikime  ndërsa e treta për 18 orë kishte 173. 000 shikime.

Videoja e dytë integrale për 5 ditë e kanë shikuar 165. 000 herë. Të tretën për 18 orë e kanë shikuar 173. 000 herë.

Para regjistrimeve të LSDM-së për përgjimet, në “Youtube” dolën regjistrime nga takimi i fshehtë i Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit që cilat edhe më tej gjenden në rrjetin e internetit, edhe pse MPB morri urdhër nga Prokuroria publike që të kontaktoj servisin me kërkesë që ato të tërhiqen. Regjistrimet janë publikuar më 2 shkurt dhe për 20 ditë e para me titullin “E vërteta në shesh 1” deri më tani ka 147. 041 shikime ndërsa e dyta “E vërteta në shesh 2” ka 77.649 shikime.

Para dy ditëve në “Youtube” u formua kanali “Çkl Çkl” në të cilin janë vendosur regjistrimet e Lube Boshkovskit duke biseduar me një person tjetër fytyra e të cilit është e turbullt, për fushatën para- zgjedhore të Boshkovskit në vitin 2011-të, për të holla dhe kontestin e emrit me Greqinë.

Në kanalin anonim me pseudonim “Çkl Çkl”, janë vendosur gjithsej tetë video regjistrime të titulluara si “E vërteta për Lube Boshkovskin”. Katër nga videot janë vendosur para dy ditëve ndërsa katër janë vendosur para disa orëve. Shikueshmëri më të madhe prej këtyre regjistrimeve ka video “Pjesa 1”që deri më tani ka thuajse 90 mijë shikime.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.