Republika e Maqedonisë është në suazat e NATO-s dhe BE-së si anëtare e barabartë që angazhohet për prosperitet ekonomik, paqe dhe siguri në Evropë dhe botë”- deklaroi ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski në forumin e dhjetë jubilar të Brukselit në organizim të Fondit Mareshal Gjerman (FMGJ).
Ministri Jolevski, siç qëndron në njoftimin e ministrisë, ka folur për planet e R. së Maqedonisë për integrimin në NATO dhe BE, reformat në fushën e arsimit dhe valën e investimeve të huaja në vend.
Krahas ministrit Jolevski në Forum fjalim mbajti edhe Xhorxh Voinoviq, ish senator i SHBA-së, Kori Udoviçki nënkryetarja e Qeverisë së R. së Serbisë, Ivan Vejvoda, nënkryetari i programeve në FMGJ dhe nikoqiri i mbrëmjes.
Gjatë Forumit në Bruksel, Jolevski ka realizuar takime me përfaqësues shtetërorë si Daniel Frid, koordinatori i politikave në departamentin e shtetit, Dejmon Uilson, nënkryetari ekzekutiv i Këshillit të Adriatikut, Alen Leroa, sekretari i përgjithshëm i Shërbimit evropian për punë të jashtme dhe ambasadorin Alesandro Minuto- Rizo, ish zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Në takime, siç qëndron në njoftim, janë konfirmuar aspiratat e R. së Maqedonisë për anëtarësi në BE dhe NATO, janë theksuar reformat në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, reformat në modernizimin e ARM-së si dhe numri i madh i investimeve të huaja dhe rezultatet e mira në fushën e ekonomisë.
“Republika e Maqedonisë mori mbështetjen nga ana e folësve që të vazhdoj me rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, u përshëndetën reformat e patjetërsueshme që Qeveria e R. së Maqedonisë i miraton me qëllim që të përmirësoj gjendjen e popullit maqedonas dhe ta vendos Maqedoninë në familjen euro- atlantike. Gjatë bisedave bashkëfolësit shprehën mirënjohje për kontributin e ushtarëve në misionet ISAF dhe mbështetje vendosësh në Afganistan ku R. e Maqedonisë dëshmon se është partnere e NATO-s dhe BE-së, për promovimin e lirisë dhe sigurisë në botë. Plani për integrim euro- atlantik si qëllim përfundimtarë i R. së Maqedonisë dhe gjithë vendet e rajonit, u përshëndet nga të gjithë bashkëbiseduesit”- njoftuan nga Ministria.