„Jashar Bej” dhe “Hasan Prishtina” janë emrat e rinj të shkollave “Jane Sandanski” dhe “Cvetan Dimov”

-

Qeveria e Maqedonisë dje firmosi vendimin për ndryshimin e emrave të dy shkollave në Komunën e Çairit. Shkolla Fillore “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, ndërsa shkolla tjetër “Jane Sandanski” është emëruar “Jashar Bej Shkupi”.

Ndërkohë janë edhe dy shkolla tjera, për të cilat Komuna e Çairit ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit, por që ende nuk është miratuar ndryshimi.

Ishte kërkuar që shkollat fillore “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov” të zëvendësohen me emrat e Ismail Qemalit dhe Imri Elezit, ish pjesëtar i UÇK-së.

Miratimi i ndryshimit të këtyre emrave nga MASH-ti që drejtohet nga Abdylaqim Ademi është vonuar gati për dy vjet, ndërsa zyrtarët e BDI-së e kanë pranuar se këtë e kanë penguar përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...