fbpx

Janeva dhe Zvërlevski në tryezë të njëjtë me Bejlin në “Holiday In”

-

Të gjithë mysafirët e ftuar u paraqitën në konferencën me temën “Lufta efektive kundër korrupsionit në nivel të lartë: çështje personi apo sistemi?”, ku prej sot në mëngjes mbahet në hotelin “Holiday In” prej orës 10 e 30. Në tavolinë të njëjtë u ulën prokurori publik Marko Zvërlevski, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe prokurorja speciale, Katica Janeva.

Në konferencë mysafire do të jetë kryeprokurorja rumune në Drejtorinë nacionale kundër korrupsionit, Laura Kodruta Kovesi.

Edhe Komisioni parlamentar për sistem politik pret Janevën në seancën e caktuar për sot më orën 11. Komisioni duhet të vazhdoj punën për shqyrtimin e raportit për punën gjashtëmujore të prokurores publike.

Kryetari i Komisionit, Vlladimir Gjorçev dje anuloi seancën për shkak të mos- prezencës së Janevës të cilën e vlerësoi si mosrespekt ndaj Kushtetutës, Kuvendit dhe ligjeve.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.